back to top
17.5 C
Tirana
E martë, 26 Gusht, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaA po pastron ende “Ndrageta”, paratë në kullat e Tiranës?

A po pastron ende “Ndrageta”, paratë në kullat e Tiranës?

Etleva Skonja

Në Shqipëri, ndërtimi i kullave ka kaluar nga një trend urbanistik në një përmirësim për pastrimin e parave të pista. Sektori i ndërtimit, që ka njohur një rritje të shpejtë në vitet e fundit, është një pikë e nxehtë për pastrimin parave të paligjshme apo edhe me çështjet që lidhen me korrupsionin.

Rastet e  ndërtimit të ndërtimit të kullave në Shqipëri, dyshohet se janë si një kanal për pastrimin e parave të pista, duke minuar integritetin e sektorit të ndërtimit dhe të rrezikuar të qëndrueshëm urban.

Sipas një raporti të vitit 2020 nga Iniciativa Globale kundër Krimit të Organizuar,  industria shqiptare e ndërtimit ishte bërë një pikë e nxehtë e njohur për bandat kriminale ndërkombëtare për të pastruar paratë, kryesisht nga trafiku i drogës.

“Një ekspert i pastrimit të parave në Shqipëri vlerësoi se afro 500 milion euro u pastruan përmes sektorit të pasurive të patundshme në vitin 2019 në këtë mënyrë. Duke përdorur të njëjtën llogaritje për vitin 2017 dhe 2018 rezulton përkatësisht se u pastruan 320 milion dhe 570 milion €. Kjo e çon vlerësimin total të pastrimit të parave në 2017-2019 në 1.6 miliardë euro”, thuhet në raport.

Ndërsa në vitin 2021, sipas prestigjozes “The Guardian”, që ka bërë një investigim për kullat në Shqipëri, prokurorët antimafia në Itali zbuluan se grupimi kriminal “Ndrangheta” kishte dizajnet e reja të Tiranës si një mundësi të artë për pastrimin e parave të tyre. Në një përgjim, dy nga të arrestuarit u dëgjuan duke diskutuar për një ndërtues në Shqipëri, i cili kishte tre leje ndërtimi për ndërtesat me vlerë 180 milionë euro, por kishte vetëm 10 milionë euro në dorë.

“ Rrokaqiejt e rinj do të shiten për 3000-4000 euro për metër katror ”, thotë një nga të dyshuarit. “ Dhe a e dini se sa kushton ndërtimi? 510 euro .”

Ndërkohë që këto të dhëna ekzistojnë dhe deri më tani nuk kemi parë ndonjë hetim serioz, lejet për kulla shumëkatëshe vijojnë të jepen pa ndalim, pa dashur të paragjykojmë projektet e reja.

Vendimet e fundit të KKT për leje ndërtimi

Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT) ka miratuar një sërë lejesh ndërtimi për projektet e shumëkatëshe në Tiranë, duke përfshirë disa kulla me të konsumuarit. Disa nga këto projekte:

“Mount of Tirana”, viti 2024 – Një kullë që shkon deri në 65 kate , është njohur si ” Mali i Tiranës” .

“Ambassy Toëer”, viti 2025 – Një kullë me 47 kate , e përballur me ambasadën amerikane në Tiranë.

“Ëind Tower”viti 2025 – Një kompleks rezidencial dhe shërbimesh me 22 kate , i vendosur në Rrugën “Dan Hoxha”.

“Garda Toëer” – Një kulla me 23 kate , e vendosur në Bashkinë Tiranë.

“Tirana Arena Toëer”, viti 2024 – Një kompleks multifunksional me 20 kate , i vendosur në këtë stadiumit “Arena Kombëtare”.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat