Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot disa foto nga aksioni i fundit i administratës tatimore, ku janë bllokuar produkte ushqimore pa faturë, si qumështi, mishi dhe bulmeti.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama thekson se mosfaturimi i këtyre produkteve jo vetëm që kërcënon shëndetin e konsumatorëve, por cenon edhe rendin ligjor.
“Mosfaturimi për qumështin, mishin dhe bulmetin e freskët kërcënon shëndetin e konsumatorëve, përveçse cënon rendin ligjor si çdo mosfaturim tjetër. Angazhim maksimal për sekuestrimin e këtyre mallrave pa faturë”, shkruan kryeministri.
Aksioni i administratës tatimore synon të forcojë zbatimin e ligjit dhe të mbrojë konsumatorët nga produktet që mund të jenë të pasigurta për përdorim.