back to top
0.5 C
Tirana
E hënë, 22 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaAdnan Xholi: Nuk fus askënd në burg pa prova

Adnan Xholi: Nuk fus askënd në burg pa prova

Kandidati për drejtimin e SPAK, prokurori Adnan Xholi, ka vlerësuar dy drejtuesit e deritanishëm të institucionit, Arben Krajën dhe Altin Dumanin, duke theksuar se eksperienca dhe përkushtimi i tyre përbëjnë modele të rëndësishme për të.

Në seancën dëgjimore, Xholi u shpreh se pjekuria profesionale e Krajës dhe roli “luftarak” i Dumanit, i pandikuar nga presionet, janë elemente që ai do të ndërthurë nëse merr besimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

“Te zoti Arben Kraja do të vlerësoja pjekurinë dhe eksperiencën disa vjeçare në hetim. Te Dumani, përkushtimin dhe rolin e tij luftarak që nuk tërhiqet përballë asnjë presioni. Këto do të më ndihmojnë nëse do të marrë pëlqimin tuaj,” deklaroi Xholi.

Ai theksoi se, në rast se zgjidhet në krye të SPAK-ut, fokusi kryesor i punës së tij do të jetë mbledhja e provave të pakontestueshme, duke garantuar procese të forta dhe të mbështetura ligjërisht.

“Do të bëj një ndërthurje të të gjithëve. Ajo që kam pikë të fortë është mbledhja e provave para arrestimit, prova të pacenueshme në gjykatë. Unë nuk fus njerëz në burg pa prova, ky është parimi që do ta vazhdoj sa të jem në këtë profesion,” u shpreh ai.

Gara për kreun e ri të SPAK pritet të përmbyllet me vendimin e KLP-së, ndërsa deklaratat e Xholit vijnë në një moment kyç për drejtësinë e posaçme.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat