back to top
22.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetAdriana Kalaja: Në PD ka ende shumë tradhtarë, disa janë deputetë

Adriana Kalaja: Në PD ka ende shumë tradhtarë, disa janë deputetë

Adriana Kalaja ka reaguar sërish lidhur me situatën në Partinë Demokratike, duke deklaruar se brenda partisë ka ende shumë “tradhtarë”, disa prej të cilëve janë bërë edhe deputetë.

Ajo rikujtoi një status të saj të 15 gushtit 2021, para se Sali Berisha të përjashtohej nga grupi parlamentar i PD-së, duke thënë se koha i ka dhënë të drejtë për vlerësimet e saj. Kalaja thekson se nuk bën kompromis me të vërtetën dhe ndjek intuitën e saj pa ekuivok.

Në reagimin e saj, ajo akuzon disa anëtarë të PD-së për bashkëpunim me “Euroatlantikët”, për sulme ndaj saj dhe për mbështetje të veprimeve që sipas saj kanë dëmtuar figurën dhe kontributin e Sali Berishës. Kalaja shton se tradhtia politike brenda partisë vazhdon të jetë e pranishme dhe paralajmëron se kjo histori mund të përsëritet edhe në katër vitet e ardhshme.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat