back to top
3.5 C
Tirana
E martë, 23 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetAdriatik Alimadhi paralajmëron Berishën/ "Bashkëpunimi duhet të jetë i ndershëm, jo tallës"

Adriatik Alimadhi paralajmëron Berishën/ “Bashkëpunimi duhet të jetë i ndershëm, jo tallës”

Kreu i Partisë së Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi, ka kritikuar ashpër kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, për mënyrën se si trajton aleatët politikë. I ftuar në Report TV, Alimadhi tha se Berisha i trajton disa aleatë “si të nënës e disa si të njerkës” dhe kërkoi që ata të vlerësohen më shumë, pasi kontribuojnë me vota dhe përkushtim për PD-në, pa marrë në këmbim respekt dhe shpërblim.

Alimadhi theksoi rëndësinë e bashkëpunimit në nivel lokal, duke kujtuar se Balli Kombëtar dhe Lëvizja e Legalitetit kanë dhënë kontribut historik për vendin dhe proceset demokratike. “Ne e bëjmë fushatën për të grumbulluar votat tek PD, por kontributi ynë nuk duhet të anashkalohet,” tha ai.

Sipas Alimadhit, bashkëpunimi duhet të jetë i ndërsjellë dhe respektues: “Nëse ti do më respektosh njëherë, unë do mundohem dy herë. Por jo të jap 100% dhe të mos marr asnjë përqindje prej saj.”

Kritikat e tij theksojnë tensionet brenda koalicionit opozitar dhe nevojën për një qasje më të drejtë ndaj partnerëve politikë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat