back to top
11.5 C
Tirana
E enjte, 12 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaAfati 31 mars 2026/ Kontrolloni me ‘Tax Test’ nëse jeni subjekt deklarimi...

Afati 31 mars 2026/ Kontrolloni me ‘Tax Test’ nëse jeni subjekt deklarimi për DIVA 2025

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka nxjerrë në funksion shërbimin elektronik “Tax Test”, një mjet i thjeshtë dhe i shpejtë për të gjithë individët që duan të verifikojnë në kohë reale nëse kanë detyrim për të deklaruar DIVA 2025.

Ky shërbim i ri online, i aksesueshëm në faqen e web-it të Tatimeve, është ndërtuar mbi një pyetësor të thjeshtë dhe nuk kërkon përdorues apo fjalëkalim. Informacioni i dhënë nuk përmban të dhëna konfidenciale dhe mundëson çdo individi, qofshin rezidentë apo jorezidentë, të kuptojë menjëherë nëse plotëson kriteret për të qenë subjekt deklarimi për vitin 2025.

Administrata Tatimore kujton se afati për dorëzimin dhe pagesën e DIVA 2025 është 31 mars 2026. Subjekt për deklarim janë individët që:

Kanë realizuar të ardhura bruto 1.200.000 lekë ose më shumë nga të gjitha burimet;

Kanë pasur më shumë se një marrëdhënie pune gjatë të paktën një muaji;

Gjatë vitit 2025 kanë pasur të ardhura mbi 50.000 lekë për të cilat nuk është mbajtur tatim, si qiratë ditore ose përfitimet nga platforma Booking, Airbnb etj.

Administrata Tatimore fton të gjithë qytetarët që të përdorin “Tax Test” për të verifikuar paraprakisht detyrimin e tyre ligjor dhe të dorëzojnë DIVA 2025 brenda afatit.

“Edhe nëse nuk keni detyrim ligjor për deklarim, dorëzimi i DIVA 2025 është i nevojshëm për të përfituar rimbursime për fëmijët në ngarkim dhe për shpenzimet arsimore, duke shfrytëzuar të gjitha zbritjet ligjore”, njoftojne tatimet.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat