Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ka bërë me dije se 196,114 pensionistë në të gjithë Shqipërinë kanë tërhequr deri tani bonusin e pranverës!
Në një postim në rrjetet sociale Gonxhja kujton se bonusi mund të tërhiqet deri më 30 Shtator 2025, pranë çdo pikë të Postës Shqiptare dhe Bankave të Nivelit të Dytë.
“196,114 pensionistë në të gjithë Shqipërinë kanë tërhequr bonusin e pranverës!
10,000 lekë bonus për pensionet bazë deri në 20,000 lekë;
5,000 lekë bonus për pensionet mbi 20,000 lekë.
Bonusi mund të tërhiqet deri më 30 Shtator 2025, pranë çdo pikë të Postës Shqiptare dhe Bankave të Nivelit të Dytë”, shkruan ministri.