back to top
19.5 C
Tirana
E martë, 28 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetAfera e aeroportit/ Berisha: Jo thjesht konflikt biznesi, por përballje politike

Afera e aeroportit/ Berisha: Jo thjesht konflikt biznesi, por përballje politike

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar skandalin e aeroportit të Vlorës, duke e quajtur atë një përballje mes shtetit dhe aksionerëve, dhe jo thjesht një konflikt biznesi.

Sipas Berishës, aeroporti i Vlorës falimentoi para se të fillonte funksionimin, ndërtimi i tij u realizua mbi një korrupsion të thellë, ndërsa mediave u është dhënë pamja e një përplasjeje të zakonshme midis dy ortakëve.

“Afera shpërtheu tre javë më parë, pas vizitës së biznesmenit kosovar Bexhet Pacolli në zyrën e kryeministrit Rama. Ky është moment i pazakontë, sepse tregon një implikim të drejtpërdrejtë të qeverisë në një konflikt mes dy aksionerëve,” tha Berisha.

Ish-kryeministri shtoi se mesazhet e shumta të pushtetarëve drejt aksionerëve tregojnë se pas skandalit qëndron dora e shtetit dhe e qeverisë, jo vetëm një konflikt privat biznesi.

Berisha theksoi se kjo ngjarje tregon thellësinë e ndërhyrjes së politikës në biznes, duke krijuar një precedent shqetësues për investimet dhe proceset private në vend.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat