back to top
16.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetAfrim Krasniqi mbështet Ramën për shkurtimin e numrit të deputetëve

Afrim Krasniqi mbështet Ramën për shkurtimin e numrit të deputetëve

Politologu dhe studiuesi Afrim Krasniqi ka vlerësuar pjesërisht fjalimin e fundit të kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se propozimi për shkurtimin e numrit të deputetëve është një hap pozitiv.

“Edhe mua më pëlqeu ideja e shkurtimit të numrit të deputetëve, jo thjesht për ta thënë si numër dhe si batutë, pasi kjo është kërkuar vite me radhë dhe ai e ka refuzuar, por tashmë i bashkohet opinionit kritik”, u shpreh Krasniqi ne A2CNN.

Ai theksoi se pjesa e parë e fjalimit të Ramës, ku kryeministri analizoi problematikat e vendit, përfshirë territorin, parlamentin dhe qeverisjen, “i shkon gjuhës së opozitës dhe i mungon gjuhës së opozitës”, duke lënë sipas tij një shije pozitive.

Megjithatë, Krasniqi relativizoi rëndësinë e ndryshimeve në kabinet qeveritar, duke nënvizuar se në një vend ku emërimet dhe shkarkimet varen nga një individ, “nuk ka shumë rëndësi loja e emrave”.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat