back to top
32.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetAgron Shehaj: Opozita në Tiranë duhet të nxjerrë kandidat jopartiak me besueshmëri

Agron Shehaj: Opozita në Tiranë duhet të nxjerrë kandidat jopartiak me besueshmëri

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, komentoi situatën politike në bashkinë e Tiranës dhe zgjedhjet e 11 majit, duke theksuar se opozita duhet të prezantojë një kandidat jopartiak dhe të besueshëm për të konkuruar Partinë Socialiste.

“Ka shumë gjasa të kemi zgjedhje të parakohshme në Tiranë. Është çudi që ende nuk është shkarkuar Veliaj. Unë kam propozuar që duhet të kemi një kandidat jopartiak që ka besueshmëri. Vetëm kështu mund të fitojmë bashkinë e Tiranës,” tha Shehaj në një intervistë për “Shqipëria Live” në Top Channel.

Ai shtoi se profili ideal duhet të jetë dikush që i flet votuesve dhe mund të konkurojë çdo kandidat të PS-së.

Për rinumërimin e votave në qarkun e Tiranës, Shehaj tha se ka pasur vetëm ndryshime të vogla dhe rezultati ka mbetur thuajse i njëjtë. Ai gjithashtu kritikoi pretendimet e Partisë Demokratike për mandatet, duke kërkuar prova konkrete.

Duke folur për rezultatin e 11 majit, Shehaj tha se “kishim pritshmëri më të larta, por krahasuar me pritshmëritë e kundërshtarëve, fillimi është i mirë.” Ai theksoi se me dy mandate, Partia Mundësia mund të ushtrojë vetëm opozitë pa mundësi të ndikojë në agjendën parlamentare.

Në fund, ai u shpreh pro përdorimit të listave të hapura në kodin elektoral.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat