back to top
28.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetAgron Shehaj: PD më kontaktoi për koalicion 2 orë para mbylljes së...

Agron Shehaj: PD më kontaktoi për koalicion 2 orë para mbylljes së afatit

Kreu i Partisë “Mundësia” Agron Shehaj pranoi se është kontaktuar nga Partia Demokratike për të hyrë së bashku në një koalicion në zgjedhjet e 11 majit.

Në një lidhje direkte me emisionin “Opinion”, ai tha se oferta i erdhi dy orë para mbylljes së koalicioneve, por pavarësisht nga koha nuk do të ndryshonte asgjë në vendimin e tij për të mos u bashkuar.

“Duhet të jem i sinqertë? Dy orë para se të mbylleshin koalicionet. Më thanë nëse kisha ndonjë mendje për t’u bashkuar.

Nuk kisha mendje fare. Nuk dua të ankohem. Thjesht u tregova i sinqertë kur më thanë, por unë s’kisha ndërmend, edhe po të më thoshin dy javë para” – tha Shehaj. 

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat