back to top
15.5 C
Tirana
E premte, 16 Janar, 2026
spot_img
KreuAktualitetKronikëAhmetaj, Veliaj, Gjiknuri dhe kallëpe floriri/ Zyrtarët e dosjeve të hakeruara në...

Ahmetaj, Veliaj, Gjiknuri dhe kallëpe floriri/ Zyrtarët e dosjeve të hakeruara në SPAK

Materiale hetimore dhe informacione rreth ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, kryebashkiakut Erjon Veliaj, Damian Gjiknurit dhe Klodjan Allajbeut, përfshirë edhe fotografi me kallëpe floriri dhe kontrolle në banesën e Franc Çojpjas, janë përfshirë në një skandal pas një hakerimi të kompjuterëve të tre prokurorëve të SPAK.

Sipas deklarimeve të të akuzuarit Zambak Gjoni, dokumentet u përcollën nga hakeruesi Arnold Rrokaj disa orë para se ndërhyrja të zbulohej. Një gazetari që mori materialet njoftoi më 12 mars 2025 ish-kryeprokurorin Altin Dumani.

Në dosjen e dorëzuar gjykatës, SPAK thotë se hyrja e paautorizuar u krye në formën e një grupi kriminal. Në akuzë janë përfshirë Agim Ismailaj, Arnold Rrokaj dhe Zambak Gjoni. Ky i fundit deklaron se i ka deleguar informacionet tek miq të tij, përfshirë ish-drejtorin e përgjithshëm të burgjeve, Agim Ismailaj. Megjithatë, SPAK e konsideron përfitimin e të dhënave si të koordinuar.

Në një bisedë të dokumentuar, Zambak Gjoni raporton kërkesa për të dhëna edhe mbi Ulsi Manjën, për të cilin ish-zyrtari i burgjeve përgjigjet se do të ishte “e hatashme”.

Hakeri Arnold Rrokaj ka pranuar se hyri në faqet e SPAK i shtyrë nga kurioziteti, duke provuar fjalëkalimet e tre prokurorëve që përdornin password “SPAK2019”. Sipas raportimeve, hakerimi ka prekur vetëm këta tre prokurorë, por Rrokaj ka premtuar më tej informacione të tjera, duke shkruar Zambak Gjonit: “Shumë shpejt Klod Brahon”.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat