back to top
26.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetRajoniAhmeti: Për BDI-në në tetor duhet të ketë edhe zgjedhje lokale edhe...

Ahmeti: Për BDI-në në tetor duhet të ketë edhe zgjedhje lokale edhe parlamentare

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti mbrëmë nga Gostivari ku po zhvillohej një takim me forumin e gruas, theksoi edhe një herë nevojën për zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me ato lokale.

“Për Bashkimin Demokratik për Integrim është më se e kapshme që në tetor të ketë edhe zgjedhje lokale edhe parlamentare. Mirëpo për të arritur që të realizohet kjo duhet të ketë konsensus politik, etnik sigurisht dhe pres që ditët në vijim e tërë situata të marrë epilog”, tha Ahmeti.

Ai shtoi se shqiptarët janë të diskriminuar nga qeveria aktuale të cilën ai e quajti anti-shqiptare.

Sipas tij, kjo qeveri ka nëpërkëmbur të gjitha arritjet e shqiptarëve në 20 vitet e fundit, duke cënuar dhe vlerat e Marrëveshjes së Ohrit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat