back to top
9.5 C
Tirana
E mërkurë, 3 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetAI në zgjedhje/ Hap drejt transparencës apo rrezik për besueshmërinë?

AI në zgjedhje/ Hap drejt transparencës apo rrezik për besueshmërinë?

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi, njoftoi sot se në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit do të përdoret për herë të parë inteligjenca artificiale (AI) në procesin zgjedhor në Shqipëri.

Gjatë konferencës me temë “Mbikëqyrja e Digjitalizimit në Proceset Zgjedhore: Drejt Konvergjencës midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor”, Celibashi deklaroi se ky inovacion do të shërbejë si një projekt pilot, me qëllim testimin e funksionalitetit dhe efikasitetit të teknologjisë në përpunimin e të dhënave zgjedhore.

“Kemi filluar në versionin eksperimental përdorimin e inteligjencës artificiale për kërkimin dhe marrjen e informacioneve zgjedhore nëpërmjet faqes së internetit të KQZ. AI do të ndihmojë në ofrimin e asistencës dhe lehtësimin e qasjes ndaj informacionit për administratën zgjedhore”, tha Celibashi.

Sipas tij, AI do të përdoret në mënyrë testuese edhe në numërimin dhe vlerësimin e fletëve të votimit, si dhe në nxjerrjen e rezultateve paraprake. Megjithatë, ai theksoi se metoda tradicionale e numërimit manual do të mbetet mënyra zyrtare e referimit për këtë proces.

Ky hap përbën një risi për administratën zgjedhore shqiptare dhe konsiderohet si fillimi i një faze të re të digjitalizimit të zgjedhjeve, në përputhje me standardet dhe praktikat që po zbatohen në vendet e Bashkimit Europian.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat