Aida Hajnaj, ish-drejtoresha e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), ka bërë kërkesë për të u rikthyer në Policinë e Shtetit, pas përfundimit të mandatit të saj pesëvjeçar si drejtore e BKH-së.
Sipas raportimeve të gazetares Anila Hoxha, Hajnaj ka dërguar menjëherë kërkesën, pasi ligji parashikon rikthimin e saj në detyrë në nivel drejtoreshe pranë policisë.
Me largimin e saj nga drejtimi i BKH-së, pritet emërimi i kreut të ri të Byrosë, i cili do të marrë përgjegjësitë e drejtimit të agjencisë hetimore.