Ajola Xoxa ka ankimuar në Apelin e Gjykatës së Posaçme vendimin e GJKKO për kryerjen e një kontrolli të zhvilluar në një objekt në pronësi të saj.
Vendimi për kontroll u firmos nga gjyqtarja Atalanta Zeqiraj dhe mban datën 14 janar.
Bëhet fjalë për apartamentin nr.11/4 në Sky Tower, një kat sipër qendrës Harabel që zotërohet nga bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj.