Akademia politike e PS, një shaka e madhePartitë si SPD në Gjermani, PSOE në Spanjë apo Partia Laburiste në Britani kanë dekada që organizojnë akademi politike ose institute formimi për të rinjtë, aktivist, antarësi dhe deputet të rinjë. Qëllimi i funksionimit të këtyre strukturave është të sherbejnë si për të permirësuar demokracinë e brendshme, ndjeshmërinë ndaj çështjeve sociale, familjariziimin me burokracinë partiake dhe parlamentare por dhe konceptimin e arketipit të lidershipit politik modern.
Këtë traditë ka tentuar të ndërtoj edhe Partia Socialiste ndër vite e cila që në 2011 e ka konceptuar akademinë politike duke e filluar me një grup studentësh të diplomuar, e rikthen në 2016 përmes Fondacionit “Qemal Stafa”, me 120 pjesëmarrës nën drejtimin e Olta Xhaçkës e pason me hapjen e aplikimeve në 2024 me platformën “Deputeti që Duam” dhe kulmon sot me deputetët e rinjë.Mirëpo, ndryshe nga partitë si motra në perëndim, akademia politike e PS më shumë ka shëbyer si instrument PR dhe show sesa si mekanizëm ripërtëritje dhe ristruktuimi i demokracisë së brendshme të PS.
Partia socialiste sot më shumë i ngjan një organizate teknokratike të centralizuar, që funksionon përmes disiplinës dhe klientelizmit, sesa një partie pluraliste ku gjenerojnë ide, ndërtohen debate dhe garojnë vizione. Këshilli drejtues, kryesia, forumet rinore, gratë socialiste nuk janë struktura autonome me zë të vetin, por instrumente në funksion të agjendës së kryetarit. Edi Rama jo vetëm udhëheq, por e mishëron partinë në çdo nivel: retorikë, vendimmarrje, komunikim publik, përfaqësim ndërkombëtar.Askush tjetër nuk ka krijuar një figurë kaq mbizotëruese që nga koha e Partisë së Punës sesa drejtuesi aktual. Mungesa e rivalëve të brendshëm, frika për të artikuluar mendime ndryshe dhe përjashtimi i atyre që devijojnë, e kanë kthyer PS-në në një strukturë të ndërtuar rreth njeriut, jo rreth parimeve.
Partia është kryetari, dhe kryetari është partia. Ky është perceptim që reflekton realitetin e centralizimit të pushtetit brenda PS-së. Kjo ka dobësuar rolin e forumeve të partisë dhe ka dekurajuar debatet kritike brenda saj. Çdo zë disident, ose largohet, ose margjinalizohet.
Në thelb, demokracia e brendshme në PS mbetet një fasadë, e ruajtur për qëllime imazhi publik dhe legjitimiteti elektoral, por që nuk përkthehet në një kulturë të brendshme të demokracisë funksionale. Për më tepër, PS shfaq një hiperaktivizëm sipërfaqësor në media dhe rrjete sociale, ku aktivitetet e partisë janë të mirë-kuruara në formë dhe imazh, por bosh në përmbajtje. Çdo takim, forum apo diskutim duket më shumë si një shfaqje për kamerat sesa një proces real për të dëgjuar dhe reflektuar mbi hallet e anëtarësisë apo qytetarëve. Dhe ky aktivitet është një show në kohë vape dhe një ushqim për lajmet ku rinumrimet e PD kanë krijuar rutinën e tyre ku nuk ka më lajm.
Mirëpo, aspekti i demokratizimit të brendshëm të partisë nuk është një çështje thjesht procedurale, por një rrezik për vetë sistemin demokratik të vendit, pasi mungesa e demokracisë në partitë kryesore politike reflekton në parlament dhe qeverisje dhe në mënyrën se si trajtohen qytetarët dhe institucionet.
Demokracia fillon brenda partive, kur ajo mungon aty, ajo është e rrezikuar në gjithë shoqërinë. Kjo është arsyeja pse mungesa e demokracisë së brendshme nuk është vetëm një problem i brendshëm partie, por një rrezik për të gjithë sistemin politik dhe shoqërinë.
Partitë autokratike lindin qeveri autokratike. Heshtja brenda forumeve partiake reflekton nesër në heshtje parlamentare dhe qeveritare. Manifestimi i adhurimit ndaj liderit si botkuptim, pragmatizëm, mbijetesë apo degjenerim karakteri në forumet partiake sigurisht do të shpërfaqet shumëfish në parlament dhe qeverisje nesër. Në krahun tjetër, lidershipi i mikluar nga të tilla tipologji e mësiplrm e nxit dhe e ushqen akoma me shumë këtë frymë si nevoj përmbushje egoje dhe nevojë përjetësie pushteti. Kështu që edhe ky aktivitet i amballazhuar me etiketim perendimor akademia politike, vetëm emrin ka të tillë, përmbajtja është tipike ballkanese.