Raportuesi për Maqedoninë e Veriut në PE, Thomas Waitz dje zbuloi se kundër tij po zhvillohej një fushatë e ashpër dhe se kishte marrë kërcënime me vdekje.
Ndaj pretendimeve të Waitz ka reaguar akademiku bullgar Spas Tashev. Ai thotë se Waitz duhet të vërtetojë pretendimet që bëri në intervistë.
Waitz duhet ose të vërtetojë pretendimet e tij ose të shpallet shpifës dhe përfaqësues serb.
E ruajta videon që të mos “zhduket”!
A do të ishte i gatshëm ndonjë avokat me njohuri të ligjit të BE-së të na ndihmonte të fillonim një procedurë të tillë?”, shkruan ai./Telegrafi/