back to top
10.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetKronikë“Aksident apo ekzekutim?”/ Mediat italiane jehonë vrasjes së biznesmenit në Tepelenë

“Aksident apo ekzekutim?”/ Mediat italiane jehonë vrasjes së biznesmenit në Tepelenë

Vrasja e biznesmenit italian Edoardo Sarchi, i ndodhur në fshatin Salari të Tepelenës, ka marrë vëmendje të madhe edhe në mediat italiane, të cilat e kanë trajtuar ngjarjen me theks tek rrethanat e paqarta dhe misteri që e shoqëron.

Tgcom24 raporton se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar në Itali është në kontakt të vazhdueshëm me Konsullatën e Përgjithshme Italiane në Vlorë, Ambasadën Italiane në Tiranë, si dhe me familjen e 44-vjeçarit. Institucioni italian, sipas medias, po ndjek nga afër rastin për të përcaktuar detajet e ngjarjes dhe për të ofruar ndihmë konsullore.

Corriere della Sera ngre pyetjen nëse bëhet fjalë për një “vrasje aksidentale apo ekzekutim të mirëorganizuar”. Media përmend rolin e familjes Sarchi në politikë dhe biznes, si dhe lidhjet e hershme të Edoardo Sarchit me sipërmarrës shqiptarë. Kushëriri i tij, Riccardo Barbieri, është shprehur i tronditur nga lajmi, duke kujtuar se ishte takuar për herë të fundit me 44-vjeçarin në ceremoninë mortore të babait.

Ndërkohë, Rai News raporton se Sarchi jetonte dhe punonte në Shqipëri prej afro 20 vitesh, së bashku me familjen. Sipas kësaj mediaje, biznesmeni kishte shkuar në Tepelenë me ortakun e tij, i cili pas ngjarjes njoftoi policinë.

La Repubblica shkruan se Sarchi kishte shkuar për gjueti në fshatin Salari me ortakun Eqerem Braçi. Ky i fundit u shoqërua nga policia së bashku me dy djemtë e tij, pasi pak orë para ngjarjes kishin darkuar së bashku në banesën e tij.

Ngjarja vijon të mbetet nën hetim nga autoritetet shqiptare, ndërsa ende nuk ka një version zyrtar mbi motivet dhe rrethanat e vdekjes së biznesmenit italian.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat