back to top
24.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetRajoniAksident në Greqi, treni me 45 pasagjerë përplaset me kamionin

Aksident në Greqi, treni me 45 pasagjerë përplaset me kamionin

Një aksident është regjistruar në Greqi, ku një tren me dhjetëra udhëtarë është përplasur më një kamion në Kalkidë.

Përplasja mes mjeteve ndodhi në një hekurudhe periferike që funksiononte në linjën Halkida-Athinë.

Treni është përplasur me një kamion në Vathy të Avlidës, pranë Kantiereve Detare. Në tren ishin 45 persona, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.

Sipas informacioneve kamioni ka shkelur një kalim automatik në nivel, duke bërë që treni ta godasë.

Nga përplasja janë shkaktuar vetëm dëme materiale. 

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat