back to top
8.5 C
Tirana
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaAksion kundër tregtisë pa faturë: Sekuestrohen 20 ton produkte bujqësore

Aksion kundër tregtisë pa faturë: Sekuestrohen 20 ton produkte bujqësore

Administrata Tatimore dhe Ministria e Bujqësisë po vijojnë aksionin e përbashkët për formalizimin e tregut të produkteve bujqësore dhe blegtorale, me synim rritjen e sigurisë ushqimore dhe luftën kundër informalitetit.

Gjatë tre ditëve të para të kontrolleve, janë bllokuar 87 subjekte që operonin në shkelje të ligjit, ndërsa janë sekuestruar rreth 20 ton mallra pa faturë, të cilat qarkullonin në treg në mënyrë të paligjshme.

Autoritetet kanë bërë thirrje për zbatimin rigoroz të ligjit nga ana e të gjithë aktorëve të zinxhirit ushqimor – nga prodhuesit, përpunuesit e deri te tregtarët – duke theksuar rëndësinë e lëshimit të faturës tatimore në çdo hallkë të këtij zinxhiri.

Sipas tyre, faturimi është mënyra kryesore për të siguruar gjurmueshmëri dhe transparencë në treg, si dhe për të parandaluar shpërdorimin dhe veprimtaritë informale.

Aksioni do të vijojë edhe në ditët në vijim, ndërsa strukturat inspektuese paralajmërojnë masa të rrepta ndaj çdo subjekti që do të konstatohet duke operuar në informalitet.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat