Pas arrestimit të Safet Bajrit, i njohur si një nga personat me influencë në Shkodër, janë zbuluar detaje të reja lidhur me akuzat që rëndojnë mbi të.
Bajri akuzohet për një vrasje të kryer në vitin 2018. Arrestimi i tij u krye pas një urdhri të lëshuar nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Gjithashtu, GJKKO ka lëshuar një urdhër arresti edhe për Asmer Bilalin, një nga anëtarët e dyshuar të bandës “Bajri”. Bilali është një emër i njohur për autoritetet, pasi ka qenë i lidhur me aktivitete të ndryshme kriminale në të kaluarën.
Dy ditë më parë, forcat RENEA kryen kontrolle në banesën e Safet Bajrit në Shkodër, duke intensifikuar hetimet në lidhje me këtë çështje.