back to top
21.5 C
Tirana
E martë, 26 Gusht, 2025
spot_img
KreuAktualitetAkuza e Murrizit: Berisha i fal mandate partive fantazmë, PD mbetet pa...

Akuza e Murrizit: Berisha i fal mandate partive fantazmë, PD mbetet pa përfaqësues

sh-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka reaguar ashpër pas vendimit të Sali Berishës për t’i dhënë disa deputetë Ilir Metës, në mënyrë që partia e tij të formojë grup parlamentar.

Në një reagim në rrjetet sociale, Murrizi tha se kjo praktikë nuk është e re për PD-në, duke theksuar se që prej vitit 2001, Berisha ka “qerasur” me mandate partie të vogla që nuk kanë garuar kurrë me siglën e tyre dhe nuk kanë asnjë bazë reale elektorale.

“Ke afro 30 vjet që qeras me votat e demokratëve lloj-lloj mashtruesish, hajdutësh e servilësh, ndërsa demokratët e thjeshtë që i kanë qëndruar besnikë PD-së në opozitë, i ke lënë jashtë,” shkruan Murrizi.

Ai akuzoi Berishën se ka dhënë poste e pushtet për persona që më pas e kanë tradhtuar PD-në, duke përmendur emra të njohur si Majlinda Bregu, Arenca Trashani, Benet Beci apo Visho Ajazi.

Murrizi shtoi se edhe vendimi i fundit për të dhënë deputetë aleatëve është vazhdimësi e kësaj politike të gabuar që, sipas tij, dëmton demokratët dhe favorizon “partiçka pa votues”.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat