back to top
20.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaAkuzohet se tjetërsoi pronat/ Kalon për gjykim dosja ndaj Jorgo Goros

Akuzohet se tjetërsoi pronat/ Kalon për gjykim dosja ndaj Jorgo Goros

GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK dhe ka kaluar për gjykim dosjen ndaj ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro.

Ish-kryebashkiaku socialist ka kërkuar gjykim të shkurtuar dhe nëse dënohet nga GJKKO i ulet me 1//3-ën.

Për ish-kryebashkiakun, SPAK mbylli hetimet në datë 22 shtator dhe bëri kërkesë në Gjykatën e Posaçme për kalimin e dosjes për gjykim, kërkesë që u pranua ditën e sotme.

Njoftimi:

Prokuroria e Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë
21.09.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin për gjykim të
procedimit penal nr. 189 të vitit 2023, në ngarkim të të pandehurve Jorgo Goro,
Jerasimo Bashi, Bilbil Aliaj dhe Vezir Gjikokaj.

Në seancën e datës 15.11.2024 (seanca paraprake), Gjykata e Posaçme e Shkallës së
Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari
Erjon Çela, pasi shqyrtoi pretendimet e palëve, me vendimin Nr. 114, datë 15.11.2024,
vendosi:

Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit
të Organizuar.

Dërgimin për gjykim të çështjes penale hetuar në kuadër të procedimit penal nr.
189 i vitit 2023 i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të
Organizuar në ngarkim të të pandehurve:

Jorgo Goro, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës” 2
herë, dhe “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i
pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nënpunësve publikë ose
i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim” të parashikuara nga nenet
248 e 25 dhe 257/a paragrafi 2 i K.Penal.
Jerasimo Bashi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”
2 herë, parashikuar nga neni 248 e 25 i K.Penal.
Bilbil Aliaj, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”,
parashikuar nga neni 248 e 25 i K.Penal.
Vezir Gjikokaj, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”,
parashikuar nga neni 248 e 25 i K.Penal.

Urdhërohet formimi i fashikullit të gjykimit duke përfshirë në të aktet e hetimeve
paraprake dhe aktet e seancës paraprake.

Urdhërohet depozitimi i vendimit gjyqësor të dërgimit të çështjes në gjyq së bashku me fashikullin e gjykimit në sekretarinë e Gjykatës së Posaçme të Shkallëssë Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, si gjykata kompetente përgjykimin e çështjes së themelit, brënda dhjetë ditëve nga shpallja e tij.

Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; www.gjp.gov.alRrëzimin e kërkesës së të pandehurit Jorgo Goro për zëvendësimin e masës së
sigurimit personal si një kërkesë e pabazuar në ligjin procedural penal.Kundër vendimit “për dërgimin e çështjes në gjyq” nuk lejohet e drejta e ankimit

Kundër vendimit “për zëvëndësimin e masës së sigurimit personal” mund të bëhet
ankim brenda 5 (pesë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin
dhe Krimin e organizuar, afat i cili fillon nga dita e njoftimit të vendimit të
gjykatës.

    spot_img
    ARTIKUJ TË NGJASHËM
    - Advertisment -spot_img

    Më të Lexuarat