Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi shpallet i pafajshëm për akuzat ndaj ish-drejtorit të Policisë së Shkodrës, Edmond Sulaj.
SPAK kërkoi shpalljen fajtor të Bardhit me akuzën e shpifjes.
Gjyqtarja e GJKKO Flojera Davidhi vendosi të shpallë Bardhin të pafajshëm dhe për rrjedhojë pushoi çështjen.
Gazment Bardhi akuzoi Sulajn se u emërua në krye të Policisë së Shkodrës pas ndikimit të biznesmenit të arrestuar për “Metamorfozën”, Pëllumb Gjoka.
Në akuzat e tij nga foltorja e Kuvendit në shtator 2024, Bardhi iu referua komunikimeve në SkyEcc, pjesë të dosjes hetimore të SPAK.
Njoftimi:
Viktima akuzuese Edmond Sulaj ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt:
“Deklarimin fajtor dhe dënimin e të akuzuarit Gazmend Bardhi si dhe shpërblimin e
dëmit të shkaktuar”, akuzuar për konsumimin e veprës penale “Shpifja”, e kryer
botërisht, parashikuar nga neni 120, paragrafi 2 i Kodit Penal dhe “Fyerja”, e kryer
botërisht, parashikuar nga neni 119, paragrafi 2 i Kodit Penal.
Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të zakonshëm. Në përfundim
të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e
Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtare Flojera Davidhi, me vendimin Nr.
15, datë 14.02.2025 vendosi
Deklarimin e pafajshëm të të akuzuarit Gazmend Bardhi, për kryerjen e veprës
penale të “Shpifjes”, e kryer botërisht, parashikuar nga neni 120, paragrafi dytë i
K.Penal
Pushimin e akuzës penale në ngarkim të të akuzuarit Gazmend Bardhi, atë të
“Fyerjes”, e kryer botërisht, parashikuar nga neni 119, paragrafi dytë i K.Penal,
për shkak se ndjekja penale nuk mund të vazhdojë.Shpenzimet gjyqësore mbeten siç janë bërë.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për
Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke
filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar.