back to top
18.5 C
Tirana
E martë, 10 Mars, 2026
spot_img
KreuAktualitetAlarm në Kuvend/ Hakerat godasin sistemin IT dhe publikojnë e-mailet e deputetëve

Alarm në Kuvend/ Hakerat godasin sistemin IT dhe publikojnë e-mailet e deputetëve

Administrata e Kuvendite te Shqipërisë është përballur këtë të martë me një sulm kibernetik që ka goditur sistemin IT të institucionit. Sipas burimeve, që prej orëve të para të mëngjesit administrata dhe deputetët nuk kanë pasur akses në kompjuterët e tyre dhe në adresat zyrtare të emailit.

Ndërkohë, pretendohet se një pjesë e të dhënave është publikuar në Telegram nga grupi i hakerëve Homeland Justice. Në kanalin e tyre, ky grup ka publikuar disa adresa emaili dhe ka pretenduar se zotëron komunikimet e fundit të anëtarëve të Kuvendit.

Në mesazhin e publikuar, grupi i hakerimit shkruan se “të gjitha bisedat dhe korrespondenca e anëtarëve të korruptuar të Kuvendit gjatë muajve të fundit janë në duart e Homeland Justice”, duke shtuar se janë “më afër sesa mendohet”.

Pas situatës së krijuar, disa deputetë kanë marrë edhe një njoftim në email ku paralajmërohen të mos hapin linke apo skedarë të bashkangjitur që vijnë nga burime të panjohura.

“Ky email vjen nga jashtë institucionit të Kuvendit të Shqipërisë. Ju lutemi, mos klikoni link-et ose skedarët bashkangjitur, përveç rasteve kur e njihni burimin e emailit dhe e dini që përmbajtja është e sigurt”, thuhet në mesazhin paralajmërues.

Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga institucionet përgjegjëse mbi përmasat e sulmit kibernetik dhe nëse janë komprometuar të dhëna të ndjeshme të deputetëve apo administratës së Kuvendit. Autoritetet pritet të kryejnë verifikimet përkatëse për të përcaktuar shkallën e dëmit dhe burimin e sulmit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat