back to top
16.5 C
Tirana
E hënë, 9 Mars, 2026
spot_img
KreuAktualitetBotaAlarm në Turqi/ Raketa iraniane rrëzohet nga mbrojtja e NATO-s

Alarm në Turqi/ Raketa iraniane rrëzohet nga mbrojtja e NATO-s

Një raketë balistike e lëshuar nga Irani është rrëzuar në hapësirën ajrore turke, njofton Ministria turke e Mbrojtjes.

Raketa u shkatërrua nga sistemet mbrojtëse të NATO-s të vendosura në Mesdheun Lindor, ndërsa fragmentet e saj ranë në fusha të zbrazëta në Gaziantep, në juglindje të Turqisë.

Ministria e Mbrojtjes theksoi:

“Do të ndërmerren të gjitha hapat e nevojshëm me vendosmëri dhe pa hezitim kundër çdo kërcënimi të drejtuar ndaj territorit dhe hapësirës ajrore të vendit tonë.”

Ky është incidenti i dytë i raportuar brenda një jave. Javën e kaluar, Ankaraja njoftoi se sistemet mbrojtëse të NATO-s rrëzuan një raketë tjetër që po drejtohej drejt hapësirës ajrore turke. Teherani ka mohuar të ketë lëshuar raketën.

Incidenti i fundit ka ngjallur shqetësim të madh në NATO. Shefi i Aleancës, Mark Rutte, tha se Neni 5, që parashikon mbrojtjen kolektive të vendeve anëtare, “nuk është në tryezë” në këtë rast, duke shmangur përfshirjen e menjëhershme të anëtarëve në një konflikt të mundshëm.

Ky zhvillim rrit tensionet në rajon dhe vë në provë gatishmërinë e NATO-s për mbrojtjen e hapësirës ajrore të Turqisë përballë kërcënimeve balistike.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat