back to top
13.5 C
Tirana
E shtunë, 31 Janar, 2026
spot_img
KreuAktualitetSocialeAlarm për prindërit/ Qumështi për bebe i NESTLE dhe APTAMIL i kontaminuar

Alarm për prindërit/ Qumështi për bebe i NESTLE dhe APTAMIL i kontaminuar

Siguria e qumështit artificial, formula që përdoret për ushqimin e bebes, është vënë në pikëpyetje pas njoftimeve për kontaminim me toksinën cereulide, e konsideruar e rrezikshme për shëndetin e fëmijëve.

Alerti filloi pas raportimeve se një sasi e qumështit për bebe të kompanisë NESTLE kishte rezultuar e kontaminuar, ndërsa Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka bërë të ditur se edhe qumështi i markës APTAMIL përmban të njëjtën toksinë.

Masat e autoriteteve dhe thirrja për prindërit

Për të parandaluar çdo rrezik, AKU ka nxjerrë të gjithë inspektorët në terren, duke kontrolluar çdo pikë shitjeje dhe duke urdhëruar tërheqjen e produktit nga tregu. Autoriteti u bën thirrje prindërve që të kthejnë menjëherë produktet e blera, nëse i kanë në shtëpi.

“Nuk duhet të përdoret asnjë sasi e këtij qumështi deri në verifikimin e plotë të sigurisë së tij,” paralajmërojnë autoritetet.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat