back to top
20.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetKronikëAlarm pranë “Air Albania: Zbulohen lëndë piroteknike

Alarm pranë “Air Albania: Zbulohen lëndë piroteknike

Një sasi me lëndë piroteknike është zbuluar nga shërbimet e Policisë së Tiranës në afërsi të Universitetit Politeknik, pranë stadiumit kombëtar “Air Albania”, aty ku mbrëmjen e djeshme u zhvillua ndeshja Shqipëri–Serbi, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit.

Sipas njoftimit zyrtar, materialet piroteknike janë konstatuar më 7 qershor 2025 në murin rrethues të Universitetit Politeknik. Policia ka ndërhyrë menjëherë, duke i sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

“Grupi hetimor është angazhuar në këqyrjen e pamjeve filmike të zonës me qëllim identifikimin e poseduesit të lëndëve piroteknike”, thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës.

Aktualisht hetimet janë në vijim dhe autoritetet nuk kanë dhënë detaje shtesë mbi sasinë apo llojin e materialeve të sekuestruara.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat