Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka publikuar një njoftim të pazakontë sigurie, duke këshilluar qytetarët amerikanë të tregojnë kujdes të shtuar dhe të shmangin disa lokale në kryeqytet për shkak të rrezikut të mundshëm të dhunës hakmarrëse dhe shqetësimeve për sigurinë.
Sipas paralajmërimit të shpërndarë në kanalet zyrtare, ambasada u bën thirrje shtetasve amerikanë të shmangin ambientet e përmendura, të monitorojnë mediat lokale dhe të qëndrojnë të informuar për çdo përditësim të situatës. Deri tani, autoritetet shqiptare nuk kanë dalë me një reagim zyrtar mbi këtë çështje.
Ky njoftim konsiderohet i rrallë, pasi zakonisht ambasada publikon paralajmërime të tilla vetëm kur vlerësohet se ekziston një rrezik i shtuar për shtetasit e saj, përfshirë situata kriminale apo tensione të mundshme në zona të caktuara.
Lokalet e përmendura në njoftim
Si masë paraprake sigurie, për personelin e ambasadës janë shpallur të ndaluara:
Juvenilja
Kështjella Juvenilja
Pastiçeri Venezia
Klubi i Magjisë
Këshillat për qytetarët amerikanë
Ambasada rekomandon:
Shmangien e këtyre restoranteve
Monitorimin e mediave lokale për zhvillimet
Pasjen e një plani emergjence ose strategjie daljeje
Mbajtjen e një profili të ulët
Mbetet për t’u parë nëse institucionet shqiptare do të japin sqarime të mëtejshme mbi situatën dhe masat e ndërmarra për garantimin e rendit dhe sigurisë publike në kryeqytet.




