Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është shprehur i bindur se Kosova do të anëtarësohet shpejt në NATO.
Kurti ka renditur arsyet se përse duhet shpejtuar ky proces,.
“Ne na gëzon fakti që Shqipëria është vend i NATO-s dhe vend kandidat në BE. Ne do anëtarësohemi sepse do të bëhemi gjithmonë më të fortë. Agresioni i Rusisë, sulmet në Kosovë, Rusia dhe Serbia e kanë bërë urgjente anëtarësimin në NATO, besojmë që Shqipërinë e kemi në krah, ta tejkaojmë kriterin që është i vendosur në samitin e Uellsit. Edhe në Kosovë edhe në Shqipëri besoj se duhet t’i kushtojmë rendësi 4 kategorive. Sot në Kosovë mund të ketë akte terroriste sporadike, terrorizmi të financuar nga Serbia është shprehje e pafuqisë së tyre, dikur kur kishin kontrolle i bënin këto akte, ky është fundi i tyre. Aktet terroriste të Serbisë tregojnë dëshpërimin e tyre”, ka thënë Kurti