Ilir Alimehmeti, këshilltar i Partisë Demokratike në Bashkinë e Tiranës, komentoi kandidaturën e Ogerta Manastirliut për Bashkinë e Tiranës, duke e cilësuar si një nga kandidaturat më të dobëta brenda Partisë Socialiste.
Ai theksoi gjithashtu se nuk ka asnjë kërkesë apo diskutim në strukturat e PD-së për një kandidaturë të tij të mundshme për kryeqytetin. Alimehmeti shtoi se ka pasur diskutime në Kryesi lidhur me pjesëmarrjen ose mospjesëmarrjen në zgjedhjet e pjesshme, të cilat sipas tij duhet të sqarohen.
“Jo, nuk ka një kërkesë të këtij tipi, nuk ka një diskutim të këtij tipi në struktura. Paska dhe një diskutim në Kryesi, do hyjnë apo s’do hyjnë në këto zgjedhje të pjesshme. Kjo duhet sqaruar dhe Gjekmarkaj dhe Bardhi patën një qëndrim”, deklaroi Alimehmeti për MCN.