Kandidati i PD-së për qarkun e Tiranës në zgjedhjet e 11 majit, Ilir Alimehmeti, i cili nuk arriti të sigurojë një mandat në Kuvend, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka shkelur ligjin me ndërhyrjet e tij në pushtetin vendor.
I ftuar në emisionin “Top Story”, Alimehmeti tha se ndarja e pushteteve është e qartë, por Rama, sipas tij, ka marrë kompetenca që i takojnë bashkive.
“Pushteti vendor është i ndarë nga ai qëndror. Shkarkon drejtorë, merresh me zjarre, po i hyre çdo lloj mekanizmi të pushtetit vendor je i pari që shkel ligjin. Atëherë gjërat që janë lejuar, janë lejuar nga Rama. Filloje nga vetja, udhëhiq me shembull, ti ke ndërhyrë tek bashkitë, atëherë është i pari që duhet të shkojë përpara ligjit,” u shpreh Alimehmeti.
Ai shtoi se mandati i kryeministrit nuk duhet të përdoret për abuzim, por për qeverisje. “Nëse ne kemi para sysh një element, i mori një kryeministër dikush do të fitojë, ka një kryeministër, vendi, ky nuk është një mandat për të abuzuar, është për të qeverisur, ai nuk po qeveris po tregon veten,” tha kandidati demokrat.