back to top
22.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetAlizoti apel qytetarëve: Bashkohuni për rrëzimin e Ramës

Alizoti apel qytetarëve: Bashkohuni për rrëzimin e Ramës

Deputeti demokrat Tomor Alizoti ka bërë një apel të fortë ndaj qytetarëve që të sensibilizohen dhe të bashkohen me kauzën opozitare për rrëzimin e qeverisë Rama. Ai theksoi se është absurde të presësh që dikush me “magji” të sjellë demokracinë në vend pa pjesëmarrjen aktive të qytetarëve.

Në një intervistë për A2 CNN, Alizoti u shpreh:

“Jo, nuk duhet të presim; të gjithë duhet të reagojmë. Demokracia nuk mund të prodhohet nga dikush që del si magjistar, ajo kërkon pjesëmarrjen e shoqërisë.”

Ai paralajmëroi se Shqipëria po shkon drejt autokracisë dhe se duhet të ndalohet kjo rrugë, duke e lidhur pushtetin aktual me elementë të mundshëm të krimit të organizuar:

“Nëse kjo opozitë do të fitojë zemrat e njerëzve, atëherë ka fituar shoqëria.”

Alizoti pranoi gjithashtu se sfidat nuk qëndrojnë vetëm tek qytetarët, por edhe brenda vetë opozitës. Sipas tij, partia duhet të reformohet dhe të ngjallë besim tek qytetarët:

“Opozita është pjesë e shoqërisë shqiptare. Ky sistem duket i fuqishëm, por është i brishtë; ne mund ta përmbysim duke dalë në shesh dhe duke kundërshtuar. Opozita ka detyrën që kauzën e zemërimit shoqëror ta kthejë në kauzë politike.”

Deklaratat e Alizotit vijnë në një kohë kur pjesëmarrja në protestat opozitare ka qenë e ulët, por ligjvënësi demokrat duket i vendosur të mos dorëzohet, duke apeluar për një mobilizim të gjerë qytetar dhe pjesëmarrje aktive në proceset demokratike.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat