Kreu i PD-së, Sali Berisha nuk e ka ndryshuar diskursin ndaj drejtuesit të SPAK-ut, Altin Dumani.
Edhe sot, në liri e ka sulmuar ashpër.
Sipas Berishës, Dumani është peng i Ymer Lalës.
“Njeriu që fsheh, ka në SPAK 5 prokurorë të bandës së Suel Çelës dhe ta dini një gjë ju. Në vitin 2015 unë u mora me këtë punë, pse nuk i kapin. Çfarë gjeta unë. Gjeta që këta rekrutonin politikanin të parin, drejtorin e policisë, policinë kriminale, prokurorët dhe të fundit gjykatësit”, ka thënë Berisha.
Ndër të tjera Berisha ka folur edhe për ankimimin në Strasburg.
Deklarata e Berishës:
Lidhur me Strasburgun, nuk e kam të qartë. Pse nuk e kam të qartë ta them unë. Sepse që në fillim ne ju drejtuam Strasburgut për masat që u morën në kundërshtim me Kushtetutën.
Strasburgu na u përgjigj; neni 19 që është neni i procedurës së shpejtuar, nuk do të aplikohet në rastin tuaj. E dija këtë gjë, për Shqipërinë dhe Rusinë nuk e praktikojnë. Por lanë një gjë të hapur. Shkrojtën që gjer në datën kaq, në këtë numër dosje mund të depozitoni dokumente. Lanë një dosje hapur dhe ne, avoketërit e mi kanë depozituar që nga ajo kohë, çdo dokument në këtë dosje.
Tani cilën pjesë të dosjes do e shqyrtojnë nuk e di. Avoketërit e mi sepse kjo ka dalë para dy ditësh, avoketërit e mi e marrin këto dy ditë dosjen e Strasburgut, por ne në Strasburg kemi dërguar çdo etapë, pa përjashtim çdo etapë.
Nuk besoj se Strasburgu për këtë masë të mos vazhdojë, unë mendoj se do të vazhdojë. Ka të gjitha materialet për çdo etapë, ka dërguar pyetjet e veta, i ka dërguar qeverisë dhe ne. Janë publike ato. Do ti marrin avoketërit e mi njëherë, pastaj do të marr vesh çfarë po ndodh.
Njeriu që fsheh, ka në SPAK 5 prokurorë të bandës së Suel Çelës dhe ta dini një gjë ju. Në vitin 2015 unë u mora me këtë punë, pse nuk i kapin. Çfarë gjeta unë. Gjeta që këta rekrutonin politikanin të parin, drejtorin e policisë, policinë kriminale, prokurorët dhe të fundit gjykatësit. Ndaj ata vrisnin dhe nuk u hynte ferra në këmbë. Ky sistem është, kudo prej tyre. U zbulua në Shkodër, me këtë sistem ata janë bërë kaq omnipotent dhe në rastin konkret Dumani është peng i Ymer Lalës, e kam thënë unë.
E morët vesh ju, tre apartamente doli. Me tre apartamente dhe thoshte nuk ma ka dhënë kisha. Ku i gjete ti 3 apartamente se në mënyrë absolute me një rrogë nuk blen dot një apartament të vetëm. Jo të blesh tre dhe pastaj çonte mesazh gazetarëve, jo po thoni po vajza. Vajza ime i ka të gjitha të deklaruara në çdo faturë. Nuk paguajnë 14 mijë lekë jo, për 7 vite është paguar 8-9 mijë dollarë në OKB etj., me rradhë. Vajza ime i ka të gjitha, se paska vajza ime duhet të ketë dhe ai që vjedh. Kjo që i ka të ligjshme dhe të deklaruara duhet të krahasojë veten ky tani, që nuk e tregon dot kurrë të blesh tre apartamente me një rrogë.