Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, ka reaguar shkurtimisht për vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me sekuestrimin e celularëve pa vendim gjykate.
Në një takim me gazetarët, Dumani tha se SPAK nuk e komenton vendimin e Kushtetueses, por është i detyruar ta zbatojë.
“Nuk komentojmë, jemi të detyruar t’i zbatojmë,” – tha ai, duke iu referuar vendimit që erdhi pas ankesës së Onejda Ymerit, e cila kërkoi kthimin e telefonit të sekuestruar në kuadër të hetimeve për çështjen e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.
Vendimi i ri i GJK vendos një standard të ri për procedurat e sekuestrimit të të dhënave elektronike, duke kërkuar verifikim nga gjykata edhe në fazat e para të hetimit, gjë që mund të ketë ndikim në shumë hetime në vijim.