back to top
24.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetAltin Goxhaj tërhiqet nga regjistrimi në KQZ/ Shpërndahen fondet për 11 parti

Altin Goxhaj tërhiqet nga regjistrimi në KQZ/ Shpërndahen fondet për 11 parti

Sot, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve regjistroi si subjekte zgjedhore për zgjedhjet e datës 11 Maj 2025 partinë “Partia Aleanca Socialiste Shqipëtare”, dhe partinë “Aleanca Europiane Ekologjike”.

Partia “Aleanca Konservatore Për Shqipërinë”, me Kryetar z. Altin Goxhaj tërhoqi kërkesën e saj për regjistrimin si subjekt zgjedhor.

Në seancën e sotme u miratuan disa elementë përmbajtësorë të fletës së votimit, të cilat pavarësisht përmbajtjes së fletës së votimit që do të miratohet rast pas rasti, do të jenë të njëjtë në çdo tip të fletës së votimit pavarësisht zonës zgjedhore përkatëse.

Fleta e votimit do të përmbajë, Stemën e Republikës, Logo KQZ, elementë në formën e tekstit (Republika e Shqipërisë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Fletë Votimi, Zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë 11 maj 2025, qarku, QV nr., emri i subjektit zgjedhor, emri dhe mbiemri i kryetarit të subjektit zgjedhor, shkronjat nistore të subjektit, numri rendor emër/mbiemër i kandidatëve në listën shumemërore të cilët marrin votë prefernciale, emër/mbiemër i kandidatëve në listën shumemërore) dhe elementë në formën e kuadrateve (kuadrat ku bëhet shënimi i votuesit, kuadrat ku vendoset emri i subjektit, kuadrat ku vendoset logo e subjektit, kuadrat ku vendoset numri rendor).

KSHZ shpërndau fondet vjetore partive politike në formën e ndihmës financiare vjetore për vitin 2025. Fondi prej 345 600 000 (treqind e dyzet e pesë milionë e gjashtëqind mijë) lekësh u shpërnda:

1. Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) 151.494.783 Lekë

2. Partia Demokratike (PD) 106.661.181 Lekë

3. Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) 9.753.658 Lekë

4. Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ) 8.018.647 Lekë

5. Partia Republikane Shqiptare (PR) 11.488.669 Lekë

6. Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë (PAA) 8.018.647 Lekë

7. Partia Lëvizja për Zhvillim Kombëtar (LZHK) 8.018.647 Lekë

8. Partia Lëvizja e Legalitetit (PLL) 8.018.647 Lekë

9. Partia e Lirisë (PL) 15.577.215 Lekë

10. Partia Social Demokrate (PSD) 12.266.269 Lekë

11. Partia Nisma Thurje (NTH) 6.283.636 Lekë

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat