back to top
11.5 C
Tirana
E enjte, 12 Mars, 2026
spot_img
KreuAktualitetAmbasada Britanike: Imuniteti parlamentar nuk duhet të jetë pengesë për drejtësinë

Ambasada Britanike: Imuniteti parlamentar nuk duhet të jetë pengesë për drejtësinë

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë ka reaguar këtë të enjte, pak para nisjes së seancës plenare në Kuvendi i Shqipërisë ku po shqyrtohet çështja e imunitetit të deputetes socialiste Belinda Balluku.

Në një mesazh publik, ambasada thekson rëndësinë e ruajtjes së sundimit të ligjit dhe të pavarësisë së gjyqësorit, duke vlerësuar gjithashtu progresin që Shqipëria ka bërë në reformën në drejtësi që prej vitit 2016, përfshirë krijimin e Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Në reagim theksohet se pushteti Ekzekutiv, Gjyqësori dhe Legjislativi duhet të mbeten partnerë të barabartë në mbështetje të këtij progresi, si pjesë e synimit të Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimi Evropian.

“Ndërsa imuniteti parlamentar duhet të mbrojë proceset demokratike, ai nuk duhet të jetë pengesë për llogaridhënie të barabartë para ligjit”, thuhet në mesazhin e ambasadës.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat