back to top
8.5 C
Tirana
E mërkurë, 11 Mars, 2026
spot_img
KreuAktualitetProtesta e PD në Tiranë/ Ambasada e SHBA: Situata mund të ndryshojë...

Protesta e PD në Tiranë/ Ambasada e SHBA: Situata mund të ndryshojë shpejt

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar lidhur me protestën e paralajmëruar nga Partia Demokratike e Shqipërisë, e cila pritet të zhvillohet ditën e nesërme, më 12 mars, përpara Kuvendi i Shqipërisë.

Përmes një njoftimi zyrtar, ambasada u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë që të shmangin zonën ku do të zhvillohet protesta, të qëndrojnë vigjilentë dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale.

Sipas njoftimit, demonstrata është planifikuar të zhvillohet të enjten, më 12 mars 2026, në orën 10:00 të mëngjesit, ndërsa protestuesit pritet të mblidhen pranë ndërtesës së Parlamentit në Rrugën George W. Bush Street. Protesta mund të shtrihet edhe në zonat përreth dhe pranë ndërtesave qeveritare.

Ambasada paralajmëron gjithashtu për një prani të shtuar të policisë dhe për mundësinë e bllokimeve të rrugëve apo devijimeve të trafikut para dhe gjatë zhvillimit të protestës.

“Edhe pse protestat dhe tubimet e mëdha shpesh fillojnë në mënyrë paqësore, situata mund të ndryshojë shpejt. Protesta mund të zgjerohet në rrugët dhe ndërtesat qeveritare përreth, duke shkaktuar ndërprerje të trafikut, devijime dhe bllokime rrugësh. Udhëzimi ynë i vazhdueshëm është të shmangni zonat e protestës”, thuhet në njoftim.

Në këtë kuadër, personeli i ambasadës është këshilluar gjithashtu të shmangë pjesëmarrjen apo praninë në zonën e demonstratës, ndërsa qytetarët amerikanë që ndodhen në Tiranë këshillohen të monitorojnë mediat lokale dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve të rendit.

Ambasada rekomandon disa masa sigurie për qytetarët amerikanë, mes tyre si shmangien e ngjarjes, ruajtjen e vigjilencës ndaj rrethinës, kufizimin e shpërqendrimeve në publik si përdorimi i telefonave apo kufjeve, ndjekjen e informacioneve në media dhe mbajtjen gjithmonë të një plani emergjence ose strategjie daljeje.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat