back to top
17.5 C
Tirana
E premte, 13 Mars, 2026
spot_img
KreuAktualitetAmbasadorja me minifund në kryeministri/ Rama zbulon detaje nga takimi

Ambasadorja me minifund në kryeministri/ Rama zbulon detaje nga takimi

Kryeministri Edi Rama deklaroi se në fokus të diskutimeve me përfaqësuesen e Shteteve të Bashkuara në Greqi kanë qenë çështje me interes të lartë për rajonin, veçanërisht në fushën e energjisë dhe bashkëpunimit rajonal.

Në një konferencë për shtyp që po zhvillohet live, Rama tha se bisedimet kanë përfshirë edhe qasjen ndaj aktorëve të tretë në rajon, duke nënvizuar rëndësinë strategjike të këtyre temave.

“Për të diskutuar për disa çështje që janë me interes të lartë amerikan në rajon, që kanë të bëjnë me energjinë, që kanë të bëjnë me bashkëpunimin rajonal dhe qasjen ndaj forcave të treta, aktorëve të tretë”, u shpreh kryeministri.

Ai theksoi gjithashtu rolin e rëndësishëm të ambasadës amerikane në rajon, duke vënë në dukje se ambasadorja e SHBA-së në Athinë është një përfaqësuese e njohur në politikën amerikane dhe pjesë e rrethit të afërt të presidentit amerikan.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat