back to top
12.5 C
Tirana
E diel, 29 Mars, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaAMP nis hetimet për shoqërimin e 14-vjeçarit gjatë protestës

AMP nis hetimet për shoqërimin e 14-vjeçarit gjatë protestës

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka hapur sot, 28 janar, hetime lidhur me shoqërimin e një të mituri 14-vjeçar në komisariatin e Tiranës gjatë protestës kombëtare të opozitës më 24 janar.

Dosja është dërguar në Prokurorinë e Tiranës, ndërsa hetimet fokusohen në verifikimin e kushteve të shoqërimit të të miturit.

Sipas njoftimit zyrtar të AMP-së, efektivët që kanë kryer shoqërimin do të pyeten në mënyrë të detajuar. Njëkohësisht, do të shqyrtohen edhe praktikat e përgjithshme të shoqërimit në komisariate për të siguruar respektimin e ligjit dhe të drejtave të të miturve.

Agjencia ka bërë të ditur se objektivi i këtij procesi është të garantojë transparencë dhe llogaridhënie të plotë të punës së policisë gjatë ngjarjeve publike dhe në rastet që prekin qytetarët më të rinj.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat