back to top
16.5 C
Tirana
E premte, 18 Prill, 2025
spot_img
KreuSporti"Ancelotti largohet nga Reali në fund të sezonit"/ Media spanjolle jep lajmin...

“Ancelotti largohet nga Reali në fund të sezonit”/ Media spanjolle jep lajmin e bujshëm

Carlo Ancelotti ka vendosur të largohet nga Real Madrid në fundin e sezonit. Lajmi jepet nga radioja spanjolle “Onda Cero”.

Edhe pse Ancelotti e ka kontratën të vlefshme deri në verën e vitit 2026, gjithçka do të mbyllet më parë.

Kujtojmë se 65-vjeçari italian u kthye te madrilenët në verën e vitit 2021, pasi kishte fituar një Champions League me këtë klub në vitin 2014. Që nga kthimi i tij ka fituar edhe dy herë të tjera Champions-in, pa përmendur këtu edhe kampionate e kupa në Spanjë.


Ky sezon nuk po shkon në mënyrën më të mirë të mundshme për Realin, edhe pse kryeson kampionatin në Spanjë. Tifozët vërshëllyen Ancelottin pas humbjes 5-2 në Superkupë ndaj Barcelonës, ndërsa në Champions renditen në vendin e 20 të fazës së grupeve.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat