back to top
7.5 C
Tirana
E shtunë, 17 Janar, 2026
spot_img
KreuAktualitetAndi Bushati: Opozita nuk duhet të hyjë në zgjedhje/ "Humbja është e...

Andi Bushati: Opozita nuk duhet të hyjë në zgjedhje/ “Humbja është e garantuar”

Analisti Andi Bushati deklaroi se opozita nuk duhet të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme vendore, pasi sipas tij, në Shqipëri nuk ka më garë dhe rezultati është i paracaktuar.

“Po si të gjejnë kandidat? Kur e di që do të më vjedhin, do të më masakrojnë, për çfarë të shkoj? Është tallje me vetveten. Ata le të futen po të duan, por ta them unë rezultatin që tani: humbje e thellë”, u shpreh Bushati.

Ai solli shembuj nga zgjedhjet e shkuara, duke përmendur rastin e Himarës dhe figurën e Fredi Belerit, ndërsa theksoi se “në Shqipëri është vendosur një sistem autokratik, ku fitues janë ata që furnizohen me paratë publike dhe tenderat”.

“Opozita duhet ta kuptojë këtë realitet. Nuk ka zgjedhje të lira, jemi në një teatër absurd, ku bëjmë sikur ka demokraci, sikur votat numërohen dhe askush nuk blen e shet”, tha analisti,në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat