back to top
14.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Mars, 2026
spot_img
KreuAktualitet“Anëtarësia nuk ka luks”/ Murrizi: Nuk duhet të ketë përjashtime në PD

“Anëtarësia nuk ka luks”/ Murrizi: Nuk duhet të ketë përjashtime në PD

Në një intervistë, deputeti Myslim Murrizi komentoi lëvizjet e Ervin Salianjit dhe takimet e tij me qytetarët, duke theksuar se ato nuk e dëmtojnë opozitën dhe tregojnë se Salianji nuk ka hequr dorë nga angazhimi politik.

Murrizi vuri në dukje se Salianji ka marrë pjesë edhe në protestat e organizuara nga opozita dhe nënvizoi nevojën për bashkim brenda PD-së.

“Duke parë grupin e fundit bel-përdredhës se çfarë nuk thanë për Berishën… Mua më ka habitur varianti i vetë-përjashtimit. Nëse nuk do të jesh, mund të shkosh ku të duash. Statusi i PD nuk parashikon përjashtim. Kjo gallatë e vijës së kuqe nuk është. Lëvizja e Salianjit duhet të kishte edhe të tjerë pas. Anëtarësia nuk ka luks dhe nuk duhet të ketë asnjë jashtë”, deklaroi Murrizi për “News24”.

Ai shtoi se PD ka nevojë për bashkim dhe përforcim të koordinimit, duke shmangur ndarjet që dobësojnë opozitën.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat