back to top
4.5 C
Tirana
E shtunë, 22 Mars, 2025
spot_img
KreuSportiAnglia favorite absolute, OPTA “shpërfill” Shqipërinë

Anglia favorite absolute, OPTA “shpërfill” Shqipërinë

Në letër, Angli-Shqipëri është një sfidë pa shumë histori, por në futboll asgjë nuk është e pamundur. Pa diskutim që “Tre Luanët” zbresin në “Wembley” me stofin e një ekipi super favorit, për këtë nuk kanë asnjë dyshim edhe kompanitë e basteve teksa një fitore e mundshme e djemve të Tuchel vlerësohet me koeficientin 1,17.

Edhe barazimi duket një rezultat thuajse i pamundur për kuqezinjtë e Sylvinho-s pasi kuotohet me 7,50. Fitorja, që në këtë rast do të ishte një ngjarje e madhe, historike, as që merret parasysh si opsion nga kompanitë e mëdha pasi një sukses i tillë vlerësohet me koeficientin 15-të.

Bastet

E tashmja, por dhe e kaluara kanë vërtetuar se Anglia është një makth për Shqipërinë, në një kohë kur në 6-të përballje nuk kemi arritur kurrë t’i marrim qoftë dhe një pikë, kemi pësuar 19 gola dhe kemi shënuar vetëm 1, goli i famshëm i Rrakllit.

Opta

As për gjigandët e statistikave, OPTA, dhe për super kompjuterin e tyre, Shqipëria ka pak ose aspak shanse për të marrë një rezultat pozitiv. 10 mijë simulime statistikore nxorën Anglinë fituese në 80,1% të rasteve, 12,2% përfundon në barazim dhe 7,7% të rasteve Shqipëria del fituese nga Wembley.

Parashikimi I Opta S

Sigurisht, futbolli nuk është një shkencë ekzakte, për këtë arsye djemtë e Sylvinho-s nuk kanë shkuar në Londër për turizëm, por për të dhënë shpirtin në fushë, me shpresën që fati të jetë me ta për t’i bërë një nisje historike kualifikueseve të Botërorit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat