Pak më parë anija Cassiopea u nis nga Lampedusa e Siçilisë për të sjellë në Shqipëri 49 emigrantë që zbarkuan në Itali ditët e fundit.
Ky është operacioni i tretë i këtij lloji që nga hapja e qendrës së pritjes dhe kampit në Shqipëri, ndërsa vjen pas rreth dy muajsh stopim nga operacioni i fundit.
Mediat italiane raportojnë se 53 emigrantë të tjerë kanë dorëzuar pasaportat në mënyrë që të shmangnin transferimin në Shqipëri.