back to top
-3.5 C
Tirana
E premte, 21 Shkurt, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaAnkimimi i Ajola Xoxës për sekuestrimin e celularit/ Tërhiqet gjyqtarja Ilirjana Olldashi

Ankimimi i Ajola Xoxës për sekuestrimin e celularit/ Tërhiqet gjyqtarja Ilirjana Olldashi

Ndryshohet gjyqtari në çështjen e ankimimit të Ajola Xoxës për sekuestrimin e celularit dhe dokumenteve të “Partners Law”.

Gjyqtarja Ilirjana Olldashi është tërhequr përkohësisht nga çështja për arsye të paaftësisë në punë, ndërsa shqyrtimi i ankimit do të bëhet nga gjyqtari Engert Pellumbi.

Ajola Xoxa ka ankimuar vendimin e datës 20 dhjetor 2024 të Gjykatës së Posaçme për sekuestrimin sendeve të saj.

Njoftimi i Gjykatës:

Duke qenë se, gjyqtare Iliriana Olldashi ka paraqitur aktin ‘Raport për paaftësinë e përkohshme në punë’, çështja nr. 53, datë 12.02.2025 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankuesve A.X., Shoqëria Tregtare “*” sh.p.k., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 736, datë 20.12.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, lidhur me kundërshtimin e vendimit për sekuestrimin e sendeve”, sipas disponimit nr. 01 Prot., datë 06.01.2025 të Zëvendëskryetarit të gjykatës “Lista vjetore e miratuar që përcakton gjyqtarët për gjykimet e rasteve urgjente”, i kaloi per gjykim trupit gjykues monokratik pasardhës, gjyqtarit Engert Pëllumbi.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat