back to top
28.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaAnthropic siguron investimin e radhës që e vlerëson me 61.5 miliardë dollarë

Anthropic siguron investimin e radhës që e vlerëson me 61.5 miliardë dollarë

Raundi i radhës i investimit të Anthropic do të jetë akoma më i lartë. Kompania e cila shquhet për chatbotin e saj AI Claude është pranë finalizimit të një investimi prej 3.5 miliardë dollarësh duke e vlerësuar kompaninë me 61.5 miliardë dollarë sipas Wall Street Journal.

Fillimisht ishte siguruar një investim prej 2 miliardë dollarësh por investitorët tani kanë rënë dakord të hedhin më shumë para sipas WSJ. Lightspeed Venture Partners dhe firma MGX nga Emiratet e Bashkuara Arabe janë në bisedime për këtë raund investimi që do të arrijë 3.5 miliardë dollarë në total.

Kështu Anthropic ka ngritur 18 miliardë dollarë financim. Ditën e djeshme lançoi modelin e ri Claude 3.7 Sonnet dhe së fundi regjistroi 1.2 miliardë dollarë të ardhura vjetore sipas WSJ.

Megjithatë ende po humb para. Kompania synon të përdorë investimin e radhës për të zhvilluar teknologji më të avancuara AI. 

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat