back to top
14.5 C
Tirana
E hënë, 2 Mars, 2026
spot_img
KreuAktualitetRajoniAnulohen fluturimet në Greqi/ Shkak problemet në sistemet e navigimit të avionëve

Anulohen fluturimet në Greqi/ Shkak problemet në sistemet e navigimit të avionëve

Kaos dhe shqetësime të mëdha janë regjistruar që nga mëngjesi i së dielës në Aeroportin Ndërkombëtar të Athinës dhe në të gjitha aeroportet greke. Situata është shkaktuar nga një defekt në sistemet e navigimit të avionëve në FIR Athina, (Rajoni i Informacionit të Fluturimit që administrohet nga Greqia, me qendër në Athinë).
Jashtë përdorimit kanë dalë sistemet e radio ndërlidhjes në Greqinë veriore që ka sjellë edhe bllokimin e sistemeve të komunikimit të avionëve që fluturojnë në hapësirën ajrore greke.

Asnjë avion nuk mund të ulet ose të ngrihet në mënyrë automatike nga aerodromet e vendit, ndërsa avionët që ishin në fazën e uljes në momentin e defektit, përdorën sistemet manuale dhe vizive të zbritjes.

Fluturimet u prekën menjëherë si në Eleftherios Venizelos ashtu edhe në pjesën tjetër të aeroporteve të vendit, me avionë të bllokuar në pistë dhe nisje dhe mbërritje të shtyra.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat