back to top
12.5 C
Tirana
E diel, 19 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaApartament në Durrës?/ Çmimi i referencës shkon deri në 200 mijë lekë/m²

Apartament në Durrës?/ Çmimi i referencës shkon deri në 200 mijë lekë/m²

Ministria e Financave ka publikuar për konsultim hartat e reja të çmimeve të referencës për shitblerjen e apartamenteve në 61 bashki të vendit, duke sjellë një ndryshim të thellë në metodologjinë e vlerësimit të pasurive të paluajtshme.

Për herë të parë, qytetet e mëdha janë ndarë në disa zona kadastrale me çmime të ndryshme, duke reflektuar më saktësisht realitetin e tregut dhe zhvillimet urbane. Deri më tani, përveç Tiranës që kishte 32 zona kadastrale, qytetet e tjera kishin vetëm një çmim unik referencë për të gjithë territorin e bashkisë.

Durrësi, trefishim i çmimit të referencës

Një nga ndryshimet më të spikatura është rritja e ndjeshme e çmimeve të referencës në zonat bregdetare, ku Durrësi përjeton një trefishim të çmimit krahasuar me nivelin aktual. Në zonën ku po ndërtohet marina e jahteve, çmimi i referencës propozohet 200 mijë lekë për metër katror – një ndër më të lartët në vend, pas zonës së ish-Bllokut në Tiranë.

Po ky çmim referencë prej 200 mijë lekë/m² është propozuar edhe për ishullin e Sazanit, megjithëse ky është një territor i pabanuar dhe jashtë qarkullimit tregtar të pasurive të paluajtshme.

Çmime më të ulëta në Vlorë e Sarandë

Përkundër pritshmërive, çmimet e propozuara për zonat bregdetare të Sarandës dhe Vlorës janë më të ulëta se në Durrës. Kjo ka hapur diskutime mbi kriteret e ndarjes dhe ndikimin që kjo do të ketë në tregun e pasurive në këto zona.

Çmime të detajuara për disa nga qytetet kryesore

Elbasan

  • Zona nr.1: “Rinia”, “Janaq Kinica”, “Zaranika” – 60,000 lekë/m²

  • Zona nr.2: “Vasil Llapushi”, “Thoma Kalefi”, “Shkumbini” – 50,300 lekë/m²

Fier

  • Zona nr.1: “Loni Papuçiu” – 62,000 lekë/m²

  • Zona nr.2: “Gori Sota”, “Çerçem Çela” – 57,162 lekë/m²

Lushnjë

  • Zona nr.1: Bulevardi “Kongresi i Lushnjës”, “Vath Koreshi”, “Roza Haxhiu” – 47,000 lekë/m²

  • Zona nr.3: “Lazgush Poradeci”, “Koli Bozo”, “Adem Haxhiu” – 49,000 lekë/m²

Pogradec

  • Zona nr.1: Stadiumi “Gjergji Kyçyku”, rruga e Drilonit – 60,000 lekë/m²

  • Zona nr.2: Zona urbane mbi vijën liqenore – 50,000 lekë/m²

Lezhë

  • Zona nr.1: “Riviera”, “Fran Ivanaj” – 70,000 lekë/m²

  • Zona e Tales – 70,000 lekë/m²

Shkodër

  • Zona nr.1 (qendra): 70,000 lekë/m²

  • Zona “Loro Boriçi”: 65,000 lekë/m²

Çmimet e referencës përdoren për të llogaritur tatimin mbi të ardhurat nga shitblerja e pasurive të paluajtshme. Nëse një apartament shitet më lirë se çmimi i referencës, tatimi përsëri llogaritet mbi këtë çmim më të lartë. Kjo do të sjellë detyrime tatimore më të rënda për qytetarët, sidomos në zonat ku çmimet janë rritur ndjeshëm.

Projekti i ri është në fazë konsultimi publik dhe pritet të hyjë në fuqi me miratimin e qeverisë, duke ndikuar drejtpërdrejt tregun e pasurive të paluajtshme, investitorët dhe qytetarët.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat